Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496.Ndryshe, në Kosovë deri më datën 21 prill, në nivel vendi janë vaksinuar rreth 20 mijë persona me vaksinën antiCOVID ka bërë të ditur koordinatori për vaksinim në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, Niman Bardhi.

Në këtë numër përfshihen punonjësit shëndetësorë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.