I nderuar kryetar, Bexhet Xheladini

Në Tetor dhe Nëntor të këtij viti u mbajtën zgjedhjet Lokale për herë të katërt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Dëshiroj të shfrytëzoj rastin që sinqerisht të ju uroj juve për zgjedhjen tuaj si kryetar i ri i Dragashit. Falë përkushtimit tuaj të lartë personal dhe përpjekjeve të mëdha gjatë fushatës zgjedhore, ju arritët të triumfoni ndaj kandidatit rival me sukses të jashtëzakonshëm. I inkurajuar nga rezultati bindës, ju tashmë mund t’a ushtroni me përgjegjësi mandatin tuaj të ri në krye të komunës dhe qytetit të Dragashit.

Me përvojën dhe përkushtimin tuaj dhe me LDK-në e përkushtuar si asnjë subjekt tjetër në Kosovë në vlerat e lirisë, sundimit të ligjit dhe demokracisë, unë jam i sigurtë se sfidat e mëdha gjatë mandatit tuaj të ri, siq është lufta ndaj Covid-19, zhvillimi ekonomik dhe mirëqeverisja do të menaxhohen suksesshëm.
Më lejoni të shfrytëzoj rastin që të ju siguroj bashkëpunimin dhe përkrahjen time të plotë gjatë angazhimit tuaj.

Fitorja juaj është gjithashtu një mirënjohje për kursin e reformës së brendshme partiake të cilën LDK e ka filluar nga Marsi i këtij viti. Më besoni se LDK e ka mbështetjen time të plotë në ndihmën për modernizimin dhe riorganizimin e mëtejshëm të partisë në të ardhmen. Unë besoj se nëse partia fokusohet në procesin e ristrukturimit të saj, ka mundësinë të bëhet partia më moderne në Ballkanin Perëndimorë.
Nëse situata me pandeminë më lejon, jam duke planifikuar të udhëtoj për në Kosovë vitin tjetër për vizita politike dhe mbështetjen e projektit të shkëmbimit të studentëve “EducationUnlimited”. Shpresoj se do të kemi mundësi të takohemi.

Ju uroj sukses për mandatin tuaj të ri si kryetar i Dragashit dhe do të isha shumë i lumtur të ju takoja personalishtë në një të ardhme të afërt!

I juaji sinqerisht,
Rainer Wieland