Regjistrohu
Arkivi

*Lajmet janë të renditura në bazë të datës së publikimit. Për më shumë nga arkivi i televizionit këtu – ARKIVI.

Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni të përdorni cookies.

Lajme

Zgatar Electronics zgjerohet edhe në Tiranë
Aktuale

Zgatar Electronics zgjerohet edhe në Tiranë

Pas Prizrenit dhe Prishtinës, tash Zgatar Electronics ka hapur dyqanin në Tiranë.

Sipas pronarit të kompanisë, Rexhep Ibrahimi hapja e këtij dyqani është bërë me qëllim që t’i ofrohet më afër klientëve qasja në produktet e Zgatar Elecronics.

“Prizrenit dhe Prishtinës, Tirana është qyteti i tretë shqiptarë që jemi sot. Ajo së çfarë na ka shtyrë është kërkesa e klientëve, pasi që jemi përfaqësues të brendeve kryesore të kësaj fushe, si Nikon, Canon, DJI, Sony, Sandisk, etj. Tani po mundohemi që t’ia bëjmë më të qasëshme produktin dhe më afër”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se, Zgatar Electronics është kompania e vetme në Ballkan që prodhon pajisje filmike.

“Jemi prodhues të vetëm në Ballkan të pajisjeve filmike (kranëve). Po ashtu, jemi kompania e vetme që ofrojmë të gjithë gamën e produkteve, duke filluar bateritë deri te kamerat filmike që janë më të shtrenjta në treg”, përfundoi ai.

Fotografi dhe artisti Jetmir Troshani tha se ofrimi i kësilloj pajisjeve teknologjike është risi në tregun e Shqipërisë, ku përveç kualitetit të tyre, kompania posedon të gjitha pajisjet e nevojshme për fotografët.

Ndërsa, për fotografin dhe klientin e rregullt Sefer Susuri, i cili kishte ardhur nga Prizreni në Tiranë, për të marrë pjesë në hapjen zyrtare, Zgatar Electronics është kompani tejet e besueshme për klientin dhe për pajisjet që ofron në treg.

I lumtur për hapjen e kësaj pike në tregun shqiptar, por edhe i befasuar këndshëm me atë se çfarë do të ofroj Zgatar Electronics në Tiranë, ishte edhe artisti Kosta Zhonga.

Pika e shitjes së Zgatar Electronics në Tiranë, ndodhet te Qendra Tregtare “City Park”.

 

Lajme të përafërta