Asmableisti i LDK-së në Dragash zotëri Naser Myrtezani në seancen e IX të kuvendit komunal për vitin 2019 ka hedhur kritika të ashpëra kundër delegatëve të tjerë për vizitë studimore në Turqi.

Sipas Myrtezanit këto vizita “studimore” po e zhvatin buxhetin komunal si dhe po bëhen keqpërdorime të medha të parasë publike.
Ndër të tjerash Myrtezani thotë se është i vetmi delegatë i cili është anashkaluar në këtë vizit studimore si dhe sipas tij nuk ka pranuar asnjë ftesë nga drejtuesit komunal përcjellë TV Opoja.
z.Myrtezani zotohet se nese ndonjëri prej tyre del publikisht e dëshmon të kundertën, ai do të pezullojë postim si delegatë komunal.

Vlen të permendet se ky delegat ka reaguar edhe në rrjetet sociale rreth kësaj çeshtje ku ka shkruar:”Edhe unë e kreva vizitën studimore,në Pouskë,por jo me para të popullit.”