Në vazhdën e marrjes së masave parandaluese të përhapjes së virusit COVID-19, në Komunën e Dragashit ka vazhduar dezinfektimi i hapësirave publike.

Dezinfektimi është bërë në objektin e Ekoregjionit dhe Hidroregjionit, derisa ka vazhduar edhe dezinfektimi i shkollave “Restelica”-Restelic, “Zenuni”-Brod, “Svetlost”-Krushevë “25Maji”-Vraniç, “9Maji”-Rapçë.
Dezinfektimi do të vazhdojë edhe në objekte të tjera publike ditëve në vazhdim.

Komuna e Dragashit, ka marrë me kohë të gjitha masat e nevojshme preventive për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, duke respektuar vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Vlen të kujtojmë se në Dragash deri më tani nuk është lajmëruar ndonjë rast me këtë virus.
Dezinfekcija javnih površina u Dragašu se nastavlja

Dezinfekcija javnih površina nastavljena je u opštini Dragaš tokom preduzimanja preventivnih mjera protiv širenja virusa COVID-19.