Valon Tolaj zgjidhet në pozitën e drejtorit menaxhues të AKP-së

Ekonomi6 vite më parë63 shikime

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se në mbledhjen e fundit të Bordit ka zgjedhur Valon Tolajn në pozitën e drejtorit menaxhues.

AKP sipas një njoftimi për media tregon se Tolaj është zgjedhur në një mandat katër vjeçar.
“Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt. Në këtë mbledhje Bordi i Drejtoreve ka emëruar Valon Tolaj në pozitën drejtor menaxhues me mandat prej katër vitesh. Mandati i Tolajt fillon me 26 nëntor 2018”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se muajin e kaluar AKP e ishte shkarkuar Ekrem Hajdarin nga pozita e drejtorit menaxhues.

Po ashtu, Bordi në këtë mbledhje ka shqyrtuar dhe miratuar disa propozime të procesit të privatizimit. /Telegrafi/

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...