Një ngatërresë mes të rinjve në Prizren ka përfunduar me plagosje, sot, në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren.

Burimet e Gazetës Sinjali nga Emergjenca në Prizren kanë bërë të ditur se një 19-vjeçar është therur tri herë në shpinë, për çka po trajtohet në këtë qendër.

I riu dyshohet se u sulmua dhe u ther nga dy persona, të cilët Policia ka arritur t’i prangos dhe të dy janë shoqëruar në stacion policor.

Siç mëson gazeta, dy të arrestuarit, njëri 20-vjeçar dhe tjetri 19-vjeçar janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe mbi ta rëndon dyshimi për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Ndërkohë burimet nga spitali kanë bërë të ditur se i plagosuri ka lëndime të rënda si pasojë e plagëve që ka pësuar dhe është duke vazhduar trajtimin mjekësor.