Amin Shasivari po mahnit me paraqitjet e tij në futbollin e gjeneratave të reja në Austri.

Talenti 14 vjeçar është duke bërë paraqitje fantastike me skuadrën e tij, Blau Weiß Linz.

Amini luan për dy ekipet, për gjeneratën U15 dhe U16 derisa stërvitjet është ftuar t’i realizoj me gjeneratën U18.

Duke qenë larg nivelit të bashkëmoshatarëve, trajneri i tij ka preferuar se më e mirë për të do të ishte të stërvitej me futbollist më të mëdhenj.

Shasivari luan si mesfushor dhe shquhet për organizimin e lojës dhe pasimet vendimtare për sulmuesit.

Ai do të jetë i gatshëm kurdo që ta thërret vendlindja e prindërve të tij, Kosova. /IndeksOnline/