Sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash ka ndodhur një përleshje ndermjet një puntori shëndetësor dhe një pacienti.

Sipas burimeve të siguruara nga Televizioni Opoja bëhet fjalë për kanosje të një infermieri të QKMF-së në Dragash.
Rasti në fjalë është duke u hetuar nga Policia e Kosovës të cilët për momentin gjenden në vendin e ngjarjes.

Për ketë puntoret shëndetësor në Dragash janë duke protestuar në oborrin e QKMF-së.

Televizioni Opoja do të ju mbaj të informuar rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me ketë rast.