Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 10:00 ka mbajtur mbledhjen e radhës ku në rend të ditës ishte shpallja e rezultateve përfundimtare për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Në ketë mbledhje është bër edhe certifikimi i rezultateve përfundimtare ku kandidati i LDK-SË Bexhet Xheladini ka marrë gjithsej 6192 vota apo 51.16% ndërsa i PDK-së Shaban Shabani ka marrë gjithsej 5912 vota apo 48.84% raporton televizioni Opoja.

Rezultatet përfundimtare i ka kumtuar për redaksinë tonë edhe zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Shaban Shabani kandidat nga subjekti politik PDK pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura me post ka thirrur në telefon kandidatin e LDK-së dhe i ka uruar fitoren.

Ketë e ka konfirmuar edhe kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini duke treguar se janë dakordu me Shabanin për të bërë sa me shpejt pranim dorëzimin e detyrës.