Komuna e Dragashit në një njoftim zyrtar në faqen e komunës ka njoftuar të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit për vendimin e marrë më datë 25 Mars 2019 për shtyrjen e afatit për lëshimin e faturave të tatimit në pronë përcjellë Tv Opoja.
Afati për pagimin e këstit të parë të detyrimeve të tatimit në pronë shtyhet deri në 28 Qershor 2019.

Ndërsa rreth paraqitjes së ankesave ndaj faturimit të tatimit në pronë dhe çertifikatave të vlerave të vlerësuara shtyhet deri në 31 Maj 2019.