Samsung planifikon deri në fillim të vitit të ardhshëm të paraqesë modele të reja të telefonave nga seria Galaxy S.
Ndryshe nga modelet aktuale S9 dhe S9, S10 + do të ketë tri versione të ndryshme, dy prej të cilave do të kenë ekran të lakuar dhe një me ekran të sheshtë.
Diagonalet e ekranit nuk duhet të jenë të ndryshme nga modelet S9. Modeli më i vogël do të mbajë ekranin 5.8 inç, ndërsa më i madhi do të ketë një diagonale 6.2 inç. Modeli i sheshtë do të ketë një diagonal 5,8 inç.
Kur bëhet fjalë për ekranin, duhet të përmendim edhe faktin se për linjën e re të Galaxy S10, Samsung po përgatit një gjeneratë të re të ekranit OLED, i cili aktualisht quhet – M9.

Sipas burimeve, ekranet M9 do të përdorin forma të reja të materialeve organike disa prej të cilave do të prodhohen në një fabrikë të re – ata me ngjyrë të kuqe do t’i shesë Dow Chemical amerikan, ndërsa materialet blu nga SFC Chemicals.
Materiali i gjelbër për ekran OLED do të vazhdojë të furnizohet nga Nippon Steel dhe Samsung SDI.