Në një lagje të fshatit Bresanë të komunës së Dragashit është rrezuar një shtyllë elektrike në mëngjesin e sotëm.

Banorët thonë se shtylla elektrike është duke paraqitur rrezik tek ta pasi që rryma elektrike nuk është ndërprerë.

Në vendin e ngjarjes deri me tani nuk janë hasur puntor të kompanisë KEDS për të rregulluar problemin.