Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr nepermjet një postimi në llogarinë e tyre në Facebook kanë reaguar në lidhje me shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme të asamblesë komunale në Dragash raporton televizioni Opoja.

Ky është reagimi i tyre në Facebook:

Shtyerja e sotme e seancës së Kuvendit Komunal në Sharr tregon nevojën për të përfituar në kohë nga partia në pushtet në përpjekjen e tyre për të bërë shantazhe e pazare.

Sot, me kërkesën sa të pabazuar ligjërisht, aq edhe jo serioze të kryetarit të komunës, është shtyrë seanca e Kuvendit Komunal në Sharr, e cila ishte thirrur si e jashtëzakonshme, me të vemten pikë të rendit të ditës: zgjedhjen e nënkryetarit nga rradhët e komuniteteve.
Sigurisht që detyrimisht LDK-së po i duhet të përfitoj në kohë, sepse nuk i ka numrat për zgjedhjen e nënkryetarit nga rradhët e komuniteteve. Siç kanë deklaruar edhe vetë në takimet e zhvilluara në negociatat që kishim pas shpalljes së rezultateve, LDK-ja, është në borgje ndaj partisë JGP, të cilës me çdo kusht po tentojnë t’ia sigurojnë numrat për t’ia votuar propozimin që kanë për nënkryetar. E, siç edhe e kemi thënë, ne ndaj borgjeve të të tjerëve, as nuk ndihemi e as nuk jemi të obliguar.

Qëndrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe grupit të asambleistëve tonë dihet qartazi dhe është i pakthyeshëm: ne nuk kemi asnjë përgjegjësi në sigurimin e votave për partinë në pushtet dhe për ne është i papranueshëm secili propozim që vije nga partia JGP për arsyet që tashmë i kemi sqaruar për opinionin e gjërë publik, marrë parasyshë linjën e gabuar politike që ka ndjekur tradicionalisht ky subjekt politik.

Ftojmë kryetarin e komunës dhe akterët e tjerë të LDK në Sharr që të ndalin përpjekjet për shantazhe të asambleistëve të LVV në Sharr.
Është përgjegjësi e LDK-së sigurimi i numrave për propozimet që vetë ajo nxjerrë, njëjtë sikurëse konsituimi i secilit intitucion komunal.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë opozitë konstruktive, sikurëse që do të luftojë gjithnjë kundër tendencave nepotiste e korruptive, pazareve politike e tentativave për rrënimin e integritetit institucional, të cilat i sjellin dëme të pariparueshme komunës tonë.

LVV – Qendra Sharr,
18 janar, 2022