Pas publikimit të lajmit në portalin opoja.tv, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE Qendra në Sharr është kontaktuar nga redaksia e televizionit Opoja duke e pyetur atë për situatën e krijuar politike ndërmjet dy subjekteve politike.

Ai në ketë prononcim për Tv Opoja theksoi se nga deklarata e Kryetarit të degës së LDK-së në Dragash ndjehet i shokuar pasi që Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër dhënies së postit të nënkryetarit për subjektin politik JGP.
Ku sipas kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Sharr kjo pozit pra nënkryetari i dytë ju takon edhe ligjërisht JGP-së.

Ibrahim thotë se nga Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr ajo draft marrëveshje e publikuar në media nuk është finale dhe se nuk është e publikuar nga ta, ai ngre dyshime për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ku sipas tij ndoshta Qamil Kolloni e ka kuptuar që ndoshta i ka numrat për asamble komunale e keshtu do në keso lloj lojërash të prish marrëveshjen e arritur.

Sa i përket drejtorisë së Arsimit, kryetari Ibrahim Ajupi thotë se kjo është arritur në marrëveshje të cilën e kanë nënshkruar, Bexhet Xheladini, Qamil Kolloni dhe Ibrahim Ajupi e të cilet mbajn nga një kopje të saj.

Në atë marrëveshje ai thotë se janë ra dakord që drejtoria e Arsimit, nënkryetari, Kryesusi i asamblesë, këshilltarët politik të i takojnë Lëvizjes VETËVENDOSJE ndërsa për drejtorin e dytë “Eventuale” mbetet të përcaktohet nga ana e kryetarit.

Për fund ai thotë se nga ana e tyre nuk është prishur marrëveshja por që pret nga kryetari Bexhet Xheladini të konfirmojë apo të kundërshtojë fjalët e kryetarit të LDK-së dega në Dragash.