QKMF në Dragash përfiton një autoambulancë për Shërbimin e Urgjencës

Shpallje & Njoftime13 hours ago37 shikime

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Adem Berisha” në Dragash ka përfituar një autoambulancë, e cila do të jetë në dispozicion të Shërbimit të Urgjencës për transportimin e pacientëve, në kuadër të investimeve të vazhdueshme dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, ky investim paraqet një hap të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të Shërbimit të Urgjencës, duke mundësuar transport më të sigurt të pacientëve, rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e Komunës së Dragashit.

Me këtë rast, nga QKMF “Adem Berisha” kanë shprehur mirënjohje dhe falënderim për Ministrinë e Shëndetësisë, për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e kapaciteteve të kujdesit parësor shëndetësor.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...