E di që ka të atill që mundohen nepermjet këtij reagimi të me ofendojnë apo edhe të me kritikojnë në forma të ndryshme por që ju them se nuk mërzitem fare për ato që thoni.

Ata të cilët me kritikojnë ose me ofendojnë me shumë bindje e them se janë thuajse tërthorazi të implikuar në këtë Qeveri kështu që ato që dua të i them me kete shkrim janë thjesht analiza dhe mendime përsonale.

Qdo ditë në Kosovë rastet me corona virus po shtohen dhe thuajse nuk shkon javë pa thyer rekordin e të javës së kaluar.
A thua pse ndodh kjo gjë tek ne ?

*E para është mos implementimi i masave të ndërmarra nga institucionet Shtetërore

*Vendosin masat mbrojtëse kundër luftimit të corona virusit por që nuk i zbatojnë as vetë ato.

* Menaxhimi i Pandemisë është shumë i dobët prej Institucioneve Shtetërore deri tek qdo qytetarë i Republikës së Kosovës.

* Presidenti i Kosovës në vend se të jetë shembull për të tjerët rreth zbatimit të rekomandimeve institucionale ai përkundrazi i shpërfill të gjithë udhëzimet e Qeverisë së Kosovës!!!

*Kryeministri ai i cili merr vendime merret me togfjalësh të cilat janë të neveritshme në sy të qytetarëve.
Në vend se të inkurajoi Policinë dhe Inspektoratin ai deklaron se keta të fundit kanë dështuar në zbatimin e vendimeve.

* Ministri i Shëndetësisë shpesh merr rolin e atij të drejtësisë edhe pse për ketë të fundit ndoshta ka më shumë njohuri se sa në atë të cilin është përzgjedhur.

Familjarët e personave të cilët humbën jetën për shkak të neglizhimit të testimeve detyrohen në një formë apo tjetër të pranojnë se i ndjeri ishte infektuar me Covid-19.

Në shumë komuna të Kosovës qytetarët presin me javë të tëra për të ardhur në rend për të bër testin për Covid-19.

Në shumë komuna siç është ajo e Dragashit përpos numerit të vogel të të infektuarve numeri i vdekjeve është shumë më i lartë.
Familjaret shpeshherë apelojnë për të ber testime të tyre por këto apele si duket janë drejtuar në veshët e shurdhër.

Kryetari i komunës së Dragashit zotëri Shaban Shabani shumë herë ka drejtuar kërkesa e apele për të berë me shumë teste në ketë komunë por që asnjëherë nuk janë marrë seriozisht kërkesat e tij.

Komuna e Dragashit në bazë të informacioneve të cilat kam mund të i marrë në rrugë jozyrtare është në një gjendje të jashtëzakonshme.
Thuajse në qdo fshat të kesaj komune ka me dhjetëra të infektuar dhe me dhjetëra raste të cilët kanë humbur Familjarët e tyre.
Në njeren anë fajin ju len qytetarëve për fshehjen e simptomave por nga ana tjetër ata duhet të presin deri në një javë për testim.

Nese në ditët në vazhdim nuk ndërmerren masa të menjëhershme në Dragash kam bindjen se ajo do të behet sikur disa provinca në Itali dhe në Kinë.

Çdo ditë jemi duke parë raste mortore të bashkëqytetarëve tan ku ata nuk munden të mposhtin ketë virusin famëkeq.
Ketë më se miri e dëshmojnë edhe puntoret e Shëndetësisë në Dragash të cilët thonë se me dhjetëra raste paraqiten në ditë për të marrë shërbimet mjekësore.

Gjendja jo vetëm në komunën e Dragashit por në të gjithë vendin është duke shkuar drejt kolapsit.

Për fund dua të drejtojë një apel tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës: mbajë distancën , mbajë Masken, mbajë pastërtinë dhe paksoni lëvizjet të pa nevojshme drejtë qendrave!

Shkruan: Miran EMINI