Shkruar nga Muharrem Qafleshi

Qeni i Sharrit apo Deltari Ilir me mijëra vite në Gadishullin Ballkanik përkujdeset për dhentë dhe lufton me guxim për t’i mbrojtur ato. Në malësinë e Sharrit gjatë shekujve te ky qen është mbëltuar guximi dhe trimëria, meqë pronari i kërkonte pikërisht këto cilësi nga ai. Është një qen besnik dhe mbrojtës dhe vetëmohues i pronarit, familjes si dhe grigjës së tij. Bashkëpunon shkëlqyeshëm me pronarin, është i ftohtë dhe i dyshimtë ndaj të huajve, por jo i lig ose agresiv i papërmbajtur. Është qen i zgjuar dhe i pavarur, di të jetë mjaft kokëfortë, por i nënshtrohet stërvitjes po të trajtohet me autoritet dhe durim. Ka një trup të lidhur mirë, muskulor dhe më eshtra të fortë. Ka gëzof të dendur, që e mbron nga ndikimet e motit të ftohtë, me ngjyrë të ndryshme.