Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeut, një delegacion i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, vizituan muzeun e vetëm në Komunën tonë, Muzeun Etnologjik të Sharrit.

Muzeu është monument tregues i së kaluarës së një populli, përfshirë ndër kryesoret veshjen dhe traditat. I tillë ishte edhe Muzeu Etnologjik në Sharr. 
Përmes ligjeratës së prof.Muharrem Qafleshi e cila na riktheu në të kaluarën e komunës tonë, mësuam histori fantastike rreth mënyrës së jetesës shumë kohë më parë.

Muzeu Etnologjik në Sharr është themeluar me donacion nga organizata ChWB (Cultural Heritage without Borders).
Komuna ka bërë shumë pak lidhur me gjallërimin e këtij institucioni që është pasqyrim i asaj që ishim dhe asaj se si dukeshim e jetonim.

Falenderojmë profesorin për mikëpritjen dhe kohën e ndarë për ne në kuadër të kësaj vizite!

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Sharr,
18 maj, 2019