Printerë të servisuar në vend të të rinjve në shkollat e Dragashit – Prokuroria ngre aktakuzë

Aktuale2 hours ago68 shikime

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar ngritjen e një aktakuze kundër të pandehurit B.P. dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik” sipas nenit 415, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 22 dhjetor 2023, në Dragash, i pandehuri B.P., në cilësinë e personit të autorizuar të operatorit ekonomik “B. Sh.P.K.”, dyshohet se ka shkelur rregullat e prokurimit publik duke mos zbatuar detyrimet që rridhnin nga kontrata publike me titull “Furnizimi me gjashtëmbëdhjetë copë aparate fotokopjuese për shkolla KK Dragash”. Në vend të dorëzimit të aparateve të reja, siç ishte paraparë me kontratë, janë dorëzuar 16 aparate të ri-fabrikuara, përkatësisht pajisje të vjetra të servisuara, në të cilat ishin vendosur vetëm pajisje të reja shpenzuese.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, Komunës së Dragashit i është shkaktuar dëm ekonomik dhe buxhetor, pasi pajisjet e ri-fabrikuara kanë jetëgjatësi më të ulët, kërkojnë më shumë mirëmbajtje dhe mund të krijojnë kosto shtesë krahasuar me pajisjet e reja.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj vetë operatorit ekonomik “B. Sh.P.K.”, si fitues i kontratës, për të njëjtën vepër penale. Prokurori i çështjes ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Ndersa pas publikimit të kësaj aktakuze asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash, Uran Halimi, ka reaguar.

Halimi ka theksuar se “po iu dalin hajnite komunarëve të Komunës së Dragashit”, duke shtuar se dikush i ka pranuar aparatet fotokopjuese si të reja, “mbase edhe me vetëdije”. Ai e ka cilësuar këtë si një fillim të mbarë, duke shpresuar që të vazhdojnë edhe kallëzimet tjera të deponuara në Prokurorinë e Prizrenit.

Në fund të reagimit të tij, Halimi ka bërë thirrje të qartë: “Hajnat në burg!”, duke kërkuar përgjegjësi ligjore për të gjithë ata që kanë abuzuar me prokurimet publike në komunë.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...