Ndeshja e gjiros së 21-të e ligës së dyt grupi A ndërmjet KF OPOJA dhe KF Dardania përfundoi me një fitore për Opojën me rezultat 3-2, një ndeshje me shum befasi e me një fitore madheshtore duke e thyer avantazhin e dy golave.

Ndeshjën e gjiros së 21-të KF Opoja e luajti si vëndas në stadiumin Përparim Thaqi në Prizren kundër skuadrës KF Dardania, një ndeshje plot me emocione e cila filloi shum keq për djemt tanë, dy gola të shpejt e kaluan në avantazh skuadrën musafire edhe pse lojtarët e KF Opoja po e posedonin lojën e po krijonin më shum raste për shënim, golin e parë për KF Opojën e shënoi Haris Vejseli i cili e shtyu në rrjet topin të cilin nuk arritën ta largonin musafirët.

Pjesa e dytë filloi edhe më fuqishëm, një goditje përfekte me vollej e Elbasan Bahtijarit e paraboloj portjerin nga jasht zonës dhe arriti ta barazoj rezultatin, një gol që u dha vetbesim edhe më shum djelmoshave.

Dhjet minuta nga përfundimi i kohës së rregullt pas një krosimi në zonë erdhi edhe goli i përmbysjes nga Ditëlind Reshiti, një gol spektakolar në stilin roveshat, me këtë gol KF Opoja i fitoi pikët e plota nga një ndeshje aspak e leht kundër një kundërshtari si KF Dardania e cila renditet e katërta në tabel.

Vlen të theksohët se kjo është ndeshja e katërt pa humbje dhe fitorja e dytë radhazi pas asaj kundër Lugut të Baranit, kjo tregon se KF Opoja ka filluar të kthehet tek rezultatet pozitive.

©TVOPOJA