Me emocione të mëdha nga të katër skuadrat gjysëmfinaliste u zhvilluan dhe ndeshjet e fazës së dytë me institucione, fitues dolën shkolla fillore Sezai Surroi dhe ekipi i Arsimtarëve e drejtorëve të shkollave, të cilat do të ndeshen në finale të premten, më 06.03.2020, me fillim nga ora 16:00 në Q.S “Qëndresa” në Kapre.

Të nesërmen, me fillim nga ora 10:00 do të mbahet Akademi Solemne kushtuar Epopesë së UÇK-së, në Sallën e Kuvendit në Dragash. Kurse të premten me fillim nga ora 13:00, do të mbahen homazhe në Shtatoren e Adem Jasharit, si dhe në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buqe.

Mirë ardhshi!