Profesori i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin “Hasan Prishtina”, Nuridin Mesatani sot ka festuar 65 vjetorin e lindjes njeherit ai ka kremtuar edhe pensionimin e tij.

Në një koktej të organizuar nga Profesor Nuridin Mestani në shenjë falënderimi ishin të pranishëm kolegë e bashkëpunëtor të tij duke i uruar shëndet e pension të rehatshëm.

Por kush është Profesor Nuridin Mestani, televizioni Opoja, sjell një përshkrim të shkurtër për të.

Profesori Nuridin Mestani është i lindur në fshatin Kuklibeg komuna e Dragashit.

Profesori i rregullt i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuridin Mestani, është 65-vjeçar, kurse ka përvojë akademike 41-vjeçare.
Ka ushtruar detyra të ndryshme menaxheriale.

Ka qenë prodekan në Fakultetin e Bujqësisë, për 12 vjet rresht drejtor i përgjithshëm i Organizatës Amerikane “Heifer International”, kryetar i Këshillit Shkencor në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë për “Prodhim bujqësor dhe siguri të ushqimit” dhe shef i Departamentit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Profesor Mestani ka magjistruar në Fakultetin e Bujqësisë në Zagreb, kurse ka doktoruar në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetin e Prishtinës. Mestani ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca kombëtare e ndërkombëtare me kumtesa të ndryshme nga fusha e bujqësisë dhe ka botuar dhjetëra recensione në revista me “impakt faktor” me koeficient të lartë.