Pas linqimit indirekt nga ana e kryetarit të komunës ka reaguar asambleisti i kuvendit komunal nga fshati Bresanë, Driton Ademi, më posht reagimi i plot: 
Të nderuar qytetar të komunes së Dragashit e në veqanti të Bresanës.
Sqarim për opinionin publik:
Pas deziformatave të kryetarit të komunes dhe shtrembimit të së vërtetes rreth kontratës të dates 02.07.2021 me Nr. Protokolit/ 400-7964 Për shitblerjen e Asortimenteve Drurore për tender.
Me qënse më implikove dhe më etiketove pa vullnetin tim, jam i obliguar dhe i detyruar të bëj këtë sqarim.
Fillimish nuk kam nevoj me nxit askend sepse nuk ja kam frigën askujt.
Për veprimet e juaja jo te mira dhe në dem të komuniteti , jam i thirrur dhe kam obligim te reagoj vet.
Arsyetimin të cilin e keni dhën dhe keni postuar ne fb nuk qendron.
Agjensioni Pyjor punon sipas planit të vet vjetor për menagjimin e pyjeve, kurse Komuna e Dragashit ka udhëhequr vetem procedurat e tenderimit dhe në këto procedura parashihen kostet dhe koha se kur duhet te kryhën keto punime.
Prandaj i mderuar Kryetar është mir të publikohet kontrata e plot dhe jo te mashtrohet opinioni publik duke ofruar dokumentacione të pjesëshme(rrejshme), sepse kesaj kontrate ika skadu koha e implementimit me datën 15.12.2021.
Prandaj është mirë qe urgjentisht të urdheroni nderprerjen e prerjeve të këtyre drujve dhe shkatrrimin e parkut të Pishave.
Në vazhdim po ju ofroj kontraten e plot dhe lexoje deri ne fund.