Emri Opojë është termë mjaft i vjetër i cili në burime të shkruara hasët që në shekullin e mesëm. Opoja në atë kohë konsiderohej pasuri e Peshkopatës së Prizrenit. Po ashtu në një hartë që pasqyron pasurinë e Manastirit të Arkangjelit në Prizren i gjejmë Buçën, Breznën dhe Pllavën. Në këtë dokument thuhet se Buçja gjendet në Krahinën e Opojës dhe kufizohej me Lumën, Breznën dhe Pllavën.
Etimologjia e emrit Opojë, përkundër shumë mendimeve që janë dhënë, mbetet ende problem i padefinuar shkencor. Supozimin se Opoja është quajtur “Fushë”, e justifikon fakti se edhe sot pllajnikasit, banorët e fshatit më të lartë malor gjatë bisedave spontane, duke menduar në pjesën qendrore fushore, përmendin termin fushë, fusha, të fushës, etj. Gjithashtu supozimi se emri Fushë, e pastaj he Opojë, më hrët ka pasur domethënien e një pjese të ngushtë, ku deri diku e arsyetojnë banorët e disa fshatrave periferike të Opojë : Breznës, Buçës dhe Pllavës, të cilët gjatë bisedave spontane përdorin shprehjet, po shkojë në Opojë, isha në Opojë, sa po erdha nga Opoja, etj.
Lidhur me territorin e sotëm të Opojës, për qëllime të politikës, tek disa autorë ka pasur dhe shtrembërime. I pari ndër ta është Llutovac i cili shkruan “gjatë arbanizimit të Opojës, në pjesën e parë të shek. XVI, zona e saj është zgjeruar në dëm të Gorës, duke i marr fshatrat Shajne, Xërxe, Rrencë dhe Buçe”. Një mendim të njëjtë jo të paqëllimtë e konfirmon edhe Akademia e Shkencave Serbe më1995, gjoja se Opoja është zgjeruar në dëm të Gorës në kohën turke, me zgjerimin e grupit gjuhësor arbanash në fshatrat Xërxe, Rrencë, Buçe dhe Shajne. Mendimet e këtilla janë të paqëndrueshme sepse po këta autorë, në të njëjtat libra apriori bien në kundërshtim me vetveten, ku ata japin të dhëna nga dokumentet e mesjetës se “Radesha (fshat i Gorës) edhe atëherë kufizohej më Opojën dhe Shajnën”, ose dokumenti tjetër që u përmend më lartë, se Buçja është pjesë e Opojës shumë më parë se në shek. XVI. Në bazë të rrëfimeve të të disa të moshuarve të Opojës dhe të Lumës, po edhe nga fakti se Lumi i Opojës është rrjedhja e epërme e Lumës, ka indikacione se Opoja dikur të ketë qenë pjesë dhe e Lumës dhe të ketë pasur të njëjtin emër, Luma e Epërme.
Gjatë sundimit osman, territori i Opojës ka pasur edhe emra të tjerë në gjuhën turke si “Hasllër” së bashku me Gorën “Gora ve Havasi Prizren” ose “Havasi Prizren”. Të gjitha këto emërtime kanë pasur një domethënie, Has i Prizrenit (territor i zgjedhur). Si do që të jetë, ky territor me emrin Opojë shënon një realitet të lasht historiko-gjeografik, antropo-gjeografik, etnokulturor, etj. Asnjëra nga variantet e përmendura më lartë nuk janë bindëse, për të vënë pikën lidhur me etimologjinë e emrit Opojë.
Që të argumentojmë të dhënat e lartëshenuara, patjetër duhet t’i hedhim një sy trevës sonë, duke evidentuar gjurmët e lashtësisë në të. Autorët që u morën me evidentimin e të dhënave mbi lashtësinë e kësaj treve janë shumë të varfër dhe të përciptë .Ata regjistrojnë disa vendbanime si Zinovën dhe rrënojat mbi fashatin Bresanë, por me qëllim që mos t’i kundërvehën shkollës pansllaviste serbe i regjistrojnë ato si vendbanime mesjetare, dhe atë të mesjetës së vonë, kur në keto treva sundonte shteti nemanjid