Kryesia e NISMAS Socialdemokrate në Dragash, sot ka mbajtur takim ku është diskutuar edhe aktualiteti politikë në këtë komunë. Sipas NISMAS, pushteti lokal në Dragash është duke vazhduar trendin e njëjtë, të filluar që në qeverisjen e parë të partisë në pushtet.
Veq tjerash, NISMA është duke vazhduar me aktivitetet e saja të shtrirjes së frymës socialdemokrate, dhe ka gjetur mbështetje në popullatën opojare, shënon kryetari i kësaj parti në Dragash z.Fatmir Halili!

Ky është postimi i plotë i kryetarit të NISMAS në Dragash:

Në vazhdën e aktiviteteve të vazhdueshme NISMA Socialdemokrate dega në Dragash, sot, ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesisë së degës.
Në këtë takim u diskutuan çështje të ndryshme organizative, aktivitetet e mëtejshme të degës, të arriturat e deritashme si dhe zgjedhjet e brendshëme të degës.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe rreth aktualitetit politikë në Dragash, qeverisjes aktuale dhe çështjeve të tjera të rëndësishme për komunën e Dragashit.
Në këtë drejtim, NISMA vlerëson se qeverisja aktuale ka vazhduar trendin e filluar që në mandatin e parë nga partia në pushtet.

Gjithashtu, në këtë takim u vendos të vazhdohet me shtrirjen e nëndegëve, hapjen e partisë për kuadrot e reja, dhe shtrirjen e mëtejshme të frymës socialdemokrate në komunën e Dragashit, frymë e cila është mirëpritur nga qytetarët opojarë në vazhdimësi.

Kryesia e NISMAS Socialdemokrate
Dragash!
25.03.2019