Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht janë 179 pacientë që po trajtohen nga virusi Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit 78 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Ndërsa 135 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Njoftimi i plotë:

Sipas raportit 24 orës të punës, 179 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

78 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.

5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 135 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 109 pacientë:

4 pacientë janë në gjendje të rënduar

38 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

84 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 29 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 70 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 3 pacientë + 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 70 pacientë:

40 të konfirmuar pozitivë

51 me oksigjeno-terapi.

1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 9 pacientë

Spitali i Gjakovës, 12 pacientë

Spitali i Pejës, 24 pacientë

Spitali i Gjilanit, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 5 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë