Zhvillimi i dobët ekonomik dhe social i këtyre njëzet viteve të pasluftës e ka një arsye dhe një adres. Politikat e kqija, që kanë sjellë qeverisje të dobëta dhe pa ide, janë arsya kryesore dhe e vetmja adres ku duhet kërkuar përgjegjësi. Përderisa, koha nuk mund të kthehet prapa, mbetet që të projektojmë më mirë të ardhmen. Gabimet e bëra këto njëzet vite duhet korigjuar, dhe duhet mbetur mësim për politikbërjen dhe qeverisjet e ardhshme.
Pushteti lokal në Dragash gjatë këtyre dy dekadave ka qenë për keqardhje. Qytetarët e kësaj komune, në veçanti të rinjët, nuk kanë nevoj të ankohen dhe të marrin rrugët e mergimit, por duhet të votojnë ndryshe, dhe të angazhohen në largimin e qeverisjeve të dobëta dhe të njerëzve pa ide në qeverisjen lokale. Nuk ka nevoj të shajmë e të mallkojmë, por kemi nevoj të punojmë për të bërë ndryshimin.

Ka disa vite që punoj me një anëtarësi të sinqertë, duke mos mohuar edhe lëshimet eventuale, por, me një qëllim të ndërtimit të një strukture partiake elitare kundrejtë të tjerëve. Sfidat e këtij rrugëtimi, drejtë krijimit të një strukture partiake tërësisht të pastër, të rinjë, të shkolluar mirë, me ide zhvillimore, nuk kamë, dhe as nuk kamë pasur dyshim që janë të mëdha. Por, përpjekjet për të krijuar diçka të mirë dhe me vlera nuk do t’i ndalim asnjëherë. Jamë thellësisht i bindur, që ndryshimi i politikës dhe ekskluzivisht i qeverisjes, nuk mund të ndodh nga njerëz që nuk posedojnë vlera akademike. Prandaj, thirrja ime e parë u drejtohet dhjetra e qindra shkollarëve të mirëfilltë, të cilët, e them me plotë bindje se nuk i mungojnë komunës së Dragashit, posaçërisht trevës së Opojës.

Debatet e zhvilluara në asamblenë komunale, çdo ditë e më shumë, më shtojnë bindjen që nevoja për ndryshim të politikëbërjes lokale është tejet e madhe. Mos angazhimi i intelektualëve të rinjë, energjive të reja, heshtja e shkollarëve të mirëfilltë opojarë, e posaçërisht ikja masive e tyre drejtë Prizrenit dhe Prishtinës, ka varfëruar politikën këtu, dhe u ka dhënë mundësinë shumë njerëzve pa vlera akademike, por edhe pa ndërgjegje.
Të gjithë ata shkollarë që ka treva e Opojës, kanë obligim moral ndaj shoqërisë, të japin kontribut në ndryshimin e rrjedhave të politikës në Dragash. Nën siglën e NISMAS Socialdemokrate, jemi duke punuar për të sjellë ndryshimin, për të bërë më të mirën e mundshme për qeverisjen e ardhshme në Dragash. Së bashku me njerëz të rinjë, të vullnetshëm, dhe të përgatitur mirë intelektualisht, si dhe me shumë të tjerë që presim t’i bashkangjiten projektit tonë për ndryshim, kemi ndërtuar projekte të qarta zhvillimore për qytetarët e komunës tonë.

Në zgjedhjet e ardhshme lokale, NISMA në Dragash, do të jetë befasi me ofrimin e kuadrove dhe projekteve konkrete për ndryshimin e qeverisjes lokale këtu. Ashtu, siç jemi marrë edhe në zgjedhjet e fundit, me problemet substanciale të qytetarëve, dhe jo me fjalë boshe dhe kritika për sy e faqe, në këtë mënyrë do të vazhdojmë të trajtojmë problemet serioze, me të cilat janë duke u ballafaquar qytetarët e Dragashit, dhe pa dyshim, do të jemi alternativa më serioze në zgjedhjet e ardhshme.

NISMA, është e hapur ndaj të gjithë atyre që vërtetë janë të gatshëm të japin kontributin e tyre, ndaj të gjithë intelektualëve dhe të rinjëve, të cilët në vazhdimësi kanë qenë të nëpërkëmbur dhe të anashkaluar nga një qeverisje në tjetrën. Rrugëtimin tonë për ndryshim nuk mund ta ndalë askush dhe në asnjë formë!