Për herë të parë në komunën e Dragashit u organizua një aktivitet me çiklistë, për nder të ditës së Çlirimit të Komunës, klubi i çiklistëve MTB Opoja në bashkëpunim me DKRS në Dragash kanë organizuar marshin e çiklistëve, në një shteg me gjatësi rreth 30km, ku moren pjes klube e poashtu dhe individ nga komuna jonë e më gjerë.

Në ketë aktivitet morën pjes rreth 40 çiklistë të cilët përshkuan shtegun Bresanë – Dragash dhe anasjelltas, i gjithë ky destinacion ishte i monitoruar nga Policia e Kosovës, e për raste emergjente e pranishme ishte edhe një autoambulanc.

Për të i dhënë më shumë atmosferë festive këtij aktiviteti ishin present klubi i çiklizmit ” Kokrrat ” nga Rahoveci si dhe klubi ” 04 Bike Team ” nga Prizreni poashtu edhe përfaqësues nga grupi “Marakli t’Biciklave”

Në qendër të qytezës së Dragashit, çiklistët u mirëpritën nga nënkryetari i komunës, z. Selami Saiti si dhe drejtori për kulturë, rini dhe sport në Dragash, z. Lirim Hajradini.

Nënkryetari i falendëroi organizatorët dhe pjesmarrësit e këtij marshi duke uruar që ky organizim të bëhet tradicional, ndersa përfaqësuesi nga klubi MTB Opoja, i falendëron organet komunale për mbeshtetjën e këtij organizimi, e në veçanti I falendëron klubet pjesmarrëse që e zbukuruan ketë marshim, duke bër thirrje që të apasionuarit e çiklizmit nga komuna jonë ti bashkohen këti klubi e të jen pjes e organizimeve të tilla në të gjithë Kosovën.

Ky ishte aktiviteti i parë i Çiklizmit në komunën e Dragashit duke shpresuar që të vazhdojë në vitet e ardhshme me aktivitete të tilla.

©TVOPOJA