Sot në një organizim simbolik u bë hapja e TECH HOUSE-it të parë në Komunën e Dragashit, një shkollë digjitale e mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë së bashku me Komunën e Dragashit me anë të së cilës do ofrohen kurse falas në fushën e teknologjisë për të rinjët e Komunës të Dragashit.

Ky projekt po implementohet nga Qendra Rinore Avoko dhe tashme vetem se janë hapur regjistrimet për tri Kurset e ofruara në kuadër të kësaj shkolle.

Në një fjalë rasti kryetari i komunës z. Bexhet Xheladini tha se shume të ri do të perfitojn nga ky projekt, nder tjerash falënderoi OJQ Avoko e poashtu edhe Ambasaden Amerikane për mbeshtetje, ndersa znj. Kelsey De Rinaldis nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, tha se ndihet tejet e lumtur që është prezente në hapjen e shtëpis së teknologjis në Dragash, poashtu shtoi se projekte të tilla janë esenciale për suksesin e rinisë, e gjith Kosovës në pergjithësi.

Ndersa drejtori i departamentit për rini në Misitrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Xhevat Bajrami falënderoi OJQ Avoko për implementimin e këtij projekti e njëherit kërkoi më shumë angazhim në këtë fushë, ndersa drejtori i DKA-së z. Selim Kryeziu perpos falënderimeve premtoi se kjo shkollë do jet në shërbim të gjith rinisë së komunes se Dragashit pa dallim, e poashtu tha se TECH HOUSE do të nderlidhet edhe me shkollën e meseme që tu shërbej sa më shumë nxënësve.

Ndersa për fund drejtori i OJQ Avoko, z. Jeton Qengaj falënderoi të pranishmit e në veçanti ata që e mbështetën këtë projekt.

©TVOPOJA