Ndotja e ujërave në komunën e Dragashit vjen si pasojë e hedhjeve të mbeturinave në lumenj, si dhe derdhjes së ujrave të zeza të papërpunuara.
Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë.
Sot në botë njihen më se dyqind sëmundje që paraqiten si pasojë e përdorimit të ujit të ndotur.

Nga uji i papastër pasojnë një sërë sëmundjesh, ku, ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja e zorrëve, hepatiti, tularemia etj. Këto sëmundje shpesh kanë marrë viktima njerëzore.

Ndotja e lumenjve tanë vijon të shprishë vështrimin e gjithkujt që kalon ndanë tyre. Sa herë bien shira e lumenjtë fryhen, këta të fundit nxjerrin në sipërfaqe mbeturina të qyteteve apo fshatrave afër tyre, që derdhen në lumenj. Në rastin më tipik, ato ngecin anë shkurreve buzë lumenjve, duke shkaktuar kilometra të tëra me pamje të pakëndshme raporton TV Opoja.

Në redaksinë e opoja.tv qytetarë të shumtë nga Komuna e Dragashit kan derguar pamje të disa lumenjve të fshatrave të tyre ku gjëndja e tyre është katastrofike edhe pse kohëve të fundit kishte aktivitet të ndryshme për pastrimin e Kosovës prap vijon të jetë gjendja e njëjtë.