Në shkollën “Xheladin Gashi” në Komoran të Drenasit erdhën si mysafirë të paftuar disa parazitë.

Morrat, tash e një kohë, gjetën strehë mbi koka të disa nxënësve.

Sipas drejtorit të këtij institucioni, Agron Jusufi, kjo nuk ndodhi si pasojë e mungesës së higjienës brenda këtij institucioni.

Të shqetësuar me këtë problem janë shprehur edhe familjarët e nxënësve, përderisa për rastin në fjalë janë lajmëruar edhe mjekët, që po e presin një donacion me ilaçin që i mbyt morrat.

Është paraparë që javën e ardhshme të fillojnë vizitat nëpër shkolla të Drenasit për të evidentuar nëse edhe në ndonjë tjetër ka parazitë, e më pas të shpërndahen ilaçet e nevojshme.