Kjo makinë mund të kapë 100 kilometra për vetëm 3.8 sekonda dhe shpejtësia e saj maksimale është 280 km.
Po flasim për bishën e re të prezantuar nga Mercedes-Benz, e cila do quhet “GLC Coupe” dhe është një shartim luksoz i SUV 4×4 me makinat sportive.

Varianti me parametrat më të larta nga modelet “GLC” është “Mercedes-AMG GLC 63 S Coupe”. Makina në fjalë ka motor 4.0 litra, biturbo V8 që e bën të ketë 503 kuaj fuqi dhe konsumi i karburantit është 11.7 litra për 100 kilometër.
Ky kombinimin i SUV me makinat sportive është një përgjigje që Benzi i jep BMW-së si një mënyrë për të “luftuar” X6-ën dhe kjo betejë ka nisur që në vitin 2008.
Çmimi bazë për versionin LC 300 Coupe të vitit 2018 është 47.300 dollarë, ndërsa për GLC 63 S Coupe është 80.750 dollarë. Modeli i “GLC Coupe” e vitit 2018 është e bazuar në modelin e vitit 2016, por me një pamje më të “egër” dhe me parametra më të konkurrueshëm.