Majlinda Kelmendi pas pak minutash do të zbresë në sallë për ta zhvilluar finalen e Grand Slamit të Dyseldorfit të Gjermanisë.

Xhudistja nga Peja në finale e ka mposhtur mongolezen, Sosorbaram Lkagvasuren, në finale të Dyseldorf Grand Prix.

Ajo e fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë. Kelmendi arriti të fitojë para kohe pasi që xhudistja kundërshtare mori tri vërejtje (shido).

Rrethin e parë, Majlinda e kaloi pa luftë, ndërsa në ndeshjet tjera suksesshëm kreu punë me Ippon.

Për të arritur në finale, Majlinda mposhti Verna Thumm, Eleudis Valentim, Bakyeong Jeong dhe italianen, Odette.

Kampionia olimpike është kthyer në formën e saj më të mirë pasi fitoret nuk po ndalen.

Kelmendi fitoi 1000 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020. Për të është medalja e dytë e artë këtë vit, pas asaj të fituar muajin e kaluar në Grand Prixin e Tel Avivit.

Në Grand Slamin e Dyseldorfit, ekipi i Kosovës u paraqit vetëm me Majlindën. /Telegrafi/