Ligjëratë edukativo-sportive në ShML “Ruzhdi Berisha”: Biçikleta si mjet i shëndetit dhe turizmit

Sporti1 hour ago61 shikime

Në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash u mbajt sot ligjërata e radhës në kuadër të projektit “Biçikleta – Mjeti i Aventurës, Shëndetit dhe Zhvillimit të Turizmit”, të iniciuar nga Klubi i Çiklizmit Opoja në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Drejtorinë e Arsimit.

Ligjërata u udhëhoq nga Ahmet Kamberi, i cili para nxënësve theksoi rëndësinë e biçikletës si mjet ekologjik, sportiv dhe turistik, duke sjellë shembuj konkretë mbi përfitimet e saj në shëndet, argëtim dhe zhvillimin e turizmit malor në bjeshkët e Sharrit. Të pranishëm ishin edhe kryetari i klubit Elsan Shyqeriu dhe anëtari Elmaid Sylejmani.

Pas prezantimit, nxënësit morën pjesë në një garë balance të organizuar në sallën e edukatës fizike. Atmosfera ishte e mbushur me energji pozitive dhe rivalitet sportiv, ndërsa tre më të mirët u shpërblyen me medalje dhe rekuizita të klubit: fanela, helmeta dhe pajisje sportive.

Ky aktivitet u mirëprit me entuziazëm nga nxënësit dhe stafi i shkollës, duke dëshmuar se biçikleta është më shumë se një mjet transporti: është një stil jetese që nxit shëndetin, edukatën mjedisore dhe turizmin lokal.

Një falënderim i veçantë iu drejtua Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” dhe drejtorit të saj, z. Lulzim Ahmeti, për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti.

©TVOPOJA

 

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...