Pas publikimit në media të draft marrëveshjes së parë të koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash me Lëvizjen Vetëvendosje Qendra në Sharr, raportet e ketyre dy subjekteve politike janë acaruar në tërësi.

I kontaktuar nga redaksia e televizionit Opoja, Kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Qamil Kolloni theksoi se pas publikimit të draf marrëveshjes së parë ne disa media të caktuara, Kryesia e degës së LDK-së në Dragash, mendon që Lëvizja Vetëvendosje duhet të i kthejë borxhin subjektit politik JGP-së për Nënkryetarin e dytë të komuniteteve pasi që ata nuk po janë serioz në partneritetin e arritur.

Kryetari i degës së LDK-së, Qamil Kolloni,thotë se Lëvizja Vetëvendosje, synon që nepermjet mediave të bëjë publikimin e marrëveshjes pjesërisht ku me keto veprime tenton të shtojë presion ndaj subjektit fitues LDK-SË.

Përndryshe në media është raportuar si informacioni që Drejtoria e Arsimit do të i përket Lëvizja Vetëvendosje por sipas Qamil Kollonit as që bëhet fjalë për ketë pasi që LDK-ja nuk do të heqë dorë nga kjo drejtori edhe pse Vetëvendosje është duke insistuar me presione publike për të.

Në anën tjetër si ofertë nga Kryetari Bexhet Xheladin ata kanë marrë dy Drejtori atë të Shëndetësisë dhe atë të Kulturës Rinisi dhe Sportit si dhe postin e Nënkryetarit.

Për fund ai shtojë se subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr është duke synuar vetëm për poste.

Ndersa ai e ritheksoj edhe njëherë që nese Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr nuk e voton nënkryetarin e dytë për Komunitete sipas tij ajo do të shkoj në opozitë, pasi që sipas tij nuk kanë kohë të humbin për ketë.