Shkruan Hajriz Meleqi
Grupi i PSD -së, për debaklin që pësoj në zgjedhjet parlamentare, po e kërkon fajin të Aleanca. Në anën tjetër edhe Aleanca, për rënien e përqindjes po e fajson PSD-në.

Grupi i PSD-së, u rrit dhe u ngrit në VV. Me aftësitë e të shprehurit, me dijën dhe me guximin që kishin, premtonin shumë. Fajet i “pati syri i keq” dhe këta i ranë shqelm të mirës.

Pa paralajmërim, në momentin më kritik, ia këthyen shpinën VV-së dhe atë në mënyrën më qyqare kur Albini ishte i burgosur.

Këti grupi, iu mundësue, që një kohë ta udhëheqnin VV-në. Këtij grupi iu mundësua që ta udhëheqin kryeqytetin edhe Kamenicën.

Gjyshi im, ndjest past na thoshte:
“Nëse shpisë i hecni me hile, hilja herdo kurdo ju hakmerret dhe nuk shihni hajr, sepse shpija është hajmalija”.

Që u larguan nga VV-ja ani, ndoshta i kishin edhe arsyet pse, mirpo këta nuk lanë gur pa rrokullis kundër VV-së dhe Albinit, sa që ia kaluan edhe Baton Haxhiut.

“Kur ta hapish bunarin e ri, mos e pështyj të vjetrin” (popullore).

Nuk kishte debat pa Mulliqin e Shpendin dhe të tjerët, jo vetëm që nuk pështynë në bunar të vjetër, por me arogacën e tyre përdorën edhe grushtat. E bunari i vjetër përherë e më shumë pastrohej dhe freskohej me ujë të pastërt.

Tërbimi i tyre nëpër fushata, tregonte edhe fundin e karierës së tyre politike. Me habi thosha vetmevete: “Çka po ndodh me këta djema, të cilët patën arritë majat e politikbërjes, a ka njeri që ua jep edhe njëherë votën?

Të dilnin si subjekt i vetëm në zgjedhje, nuk ua mbajti. Si kamikazet u sulën drejtë Aleancës, ku atje u vetmbytën por e dëmtuan bukur shumë edhe Aleancën. Aleanca në konkurencë i futi të gjith anëtarët e PSD-së, në vend se t’i fuste aktivistet e vet, e që asaj sigurt do t’i sillnin më shumë vota.

As Aleanca nuk ka pse t’i fajësoj këta, sepse është dashtë të dije se PSD-ja kerkonte shpëtim, sikurse i mbyturi në det që kapët për kashte.

“Guri rëndë peshon në vendin e vet”.

Guri i PSD-së ishte shkulur dhe lehtë rokullisej.
Ashtu si edhe pritej, PSD-ja nga zgjedhjet doli fillikat cullak, sepse rrënjet i kishin lanë të elektorati të cilin e tradhëtuan. Po ashtu edhe Aleanca doli mjaft e dëmtuar.

Paska pas të drejtë gjyshi kur na thoshte “mos i hecni shpisë me hile”!

Sinqerisht kam pas simpati për këta djema të PSD-së, deri sa vepronin në Vetëvendosje. Po ashtu me vjen keq që nuk u faktorizuan në këto zgjedhje.

Është mirë që Shpendi mos t’a kërkojë fajin as të Ramushi e as të Aleanca, por të hilja që ia bëri sidomos ai VV-së, e cila atë e rriti dhe e ngriti aq lartë! Të paktën Shpendi nuk duhej të shndërrohej në bukshkal, nga se u favirizua aq shumë, sa që nuk e meritonte.

As Aleanca, nuk ka më arsye me e kërkua fajin të PSD-ja por të vetvetja që aq lehtë u mashtrua.