Kryeministri Albin Kurti, sot ka emëruar Arsim Berishën zëvendësministër të Shëndetësisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Berishën, zëvendësministër të Shëndetësisë, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt 2021.

Në këto zgjedhje LVV-ja së bashku më listën ‘Guxo’ të Vjosa Osmanit u rendit e para me 438 mijë e 335 vota apo 50,28%.