Kryetari Shabani ka vendosur që nëpërmjet televizionit Opoja të jep një sçarim lidhur me kërkesën e Banorëve të Dragashit.

Sot mbas publikimit të lajmit në medium të Televizionit Opoja ndjehem i obliguar të bëj një sqarim lidhur me kërkesën e Banorëve të Dragashit.

E kuptoj shqetësimin e të gjithë qytetarëve nga komuna jonë që punojnë në Prizren dhe që kanë nevojë për transport në linjën Dragash -Prizren po kjo çështje edhe përkundër gatishmërisë tash për tash nuk mund të realizohet ngase linjat e tilla janë në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ne nuk kemi të drejtë të marrim vendime ose organizim të linjave pavarësisht nevojës.

Mbi të gjitha këtë kohë Qeveria e Republikës së Kosovës për shkak të situatës së krijuar me COVID-19 me vendim ka bërë pezullimin e transportit dhe për ne ky vendim është obligativ duke përfshirë edhe kompanitë që e kryejnë transportin në linjat e tyre.

Më poshtë po ju përcjellim vendimin e marrë së fundi nga Qeveria e Kosovës.