Të dashur qytetarë të komunës së Dragashit

Më të vetmin qëllim, mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve të Komunës së Dragashit, ju bëj APEL për respektim të rregullave dhe udhëzimeve nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik, për tu mbrojtur nga virusi COVID 19.

Me shqetësim kam përcjellur lëvizjet dhe daljet e shumta të qytetarëve, shpesh herë të panevojshme ( shëtitje apo pikniqe).
– Dilni vetëm për furnizime për nevoja ushqimore dhe medikamente;
– Merrni masat mbrojtëse dhe higjienike;
– Shmangni kontaktet dhe respektoni distancën.
– Në rast të mospërfilljes së rregullave të caktuara, jemi të detyruar të veprojmë sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.
Në fund kërkojmë që të mos bini pre e informatave të rreme dhe të pakonfirmuara të cilat ngjallin panik në opinion ngase tash për tash komuna jonë nuk ka persona të konfirmuar me COVID-19. Por, kjo nuk nënkupton që ne nuk i ekspozohemi këtij rreziku të vazhdueshëm. Ju lutemi edhe një herë respektoni rregullat për të mirën e përgjithshme.
– Me kujdes të shtuar, respektim të rregullave dhe besim në ndihmën e Zotit së bashku do e kalojmë këtë sfidë.

Sinqerisht Kryetari i Komunës së Dragashit