Kryetari i Lëvizjes vetëvendosje dega në Sharr nëpërmjet rrjeteve sociale ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për rritjen e taksave në 100% për produktet që importohen nga Serbia si dhe njëherit tregon që Lëvizja Vetëvendosje qysh moti ishte pro këtij vendimi njofton Tv Opoja

Postimi në Facebook nga Ibrahim Ajupi:
Qeveria e Kosovës si “internet explorer”.

Sot, më 21/11/2018 është marrë vendimi për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia.
Qysh me 21 Maj 2006, Lëvizja VETËVENDOSJE! e pati nisur fushatën për bojkotimin e produkteve Serbe!

Në janarin e vitit 2012, Lëvizja VETËVENDOSJE!, organizoi protesta me kërkesën që të vendosen kushte të veçanta ndaj importit të mallrave serbe.
Atëherë na rrahën e na burgosën, e pastaj na ofenduan e na vendosën epitete te liga për këtë iniciativë që e morëm!

Sot, pas shumë vitesh zvarritje, pasi i kemi derdhur mbi 6 miliard euro në gjepat e ekonomisë sërbe, një ministër anonim, thua se i përgjumur në mes të korrupsionit, hajnisë, nepotizmit, zhvatjes e turpit, e riktheu në propozim iniciativën e Lëvisjes VETËVENDOSJE!
Duhet të ju tregojmë se kjo masë e marrë, mbeshtetet nga ne pa diskutim dhe sa herë që të merren iniciativa në të mirë të vendit, ne do të jemi aty duke kontribuar!
Shteti ndërtohet me VETËVENDOSJE! e jo me servilitet!