Kryeministri Ramush Haradinaj pas homazheve para shtatores së heroit Zahir Pajaziti, ka thënë se në Kuvend po shihet një lojë mes partive politike, sipas tij më shumë për poena sesa për qëllim.

Haradinaj tha se nëse deputetët synojnë nxjerrjen e rezolutës atëherë duhet të gjejnë mesin.”Po shihet një lojë mes partive për poena sesa për qëllim. Nëse qëllimi është me nxjerr një rezolutë atëherë duhet të gjendet një mes. Mirë është me pas një pikë të përbashkët për dialogun”, ka thënë Haradinaj. I pari i ekzekutivit po ashtu u përgjigj para gazetarëve në lidhje me rastin i cili dje mori shumë vëmendje, ku numër i madh i qytetarëve në Prizren prisnin para një kompanie e cila ofronte punë në Gjermani.
Kjo kompani është duke u hetuar nga organet, sipas fjalëve të Haradinajt.
Për liberalizimin e vizave Haradinaj tha se Berlini zyrtar e njeh të vërtetën e Kosovës, dhe në fund të vitit shumë në BE do ta përkrahin lëvizjen e lirë. Homazhet Haradinaj i ka bërë me rastin e shënimit të ditëlindjes së heroit Pajaziti.