Dy prodhues vendorë kosovarë janë zotuar se do të kenë zbritje të çmimeve në ditët pasi qeveria mori vendim për taksë doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Agim Sahiti, prodhues vendor i pulave në fermën ‘Konson’, tha se në mënyrë solemne në nëntor do të bëjë zbritje në produktet e tij.
Ai i ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se e përkrah masën qeveritare për taksë 100 % për produktet e dy vendeve fqinje.

“E kam ndërmend prej nesër me i zbritë çmimet, në formë të solidaritetit. Aksion ka me pasë. Mos të tërhiqet masa pa u arritë qëllimi sepse do të koritet me neve e me popull”
Njëjtë u zotua edhe pronari i fabrikës vendore të lëngjeve ‘Frutomania’, Armend Malazogu.
Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: