Sot, z. Mitsunori OGASAWARA, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë vizitoi Prizrenin e ku bëri dorëzimin e një buldozeri për Komunën e Dragashit.

Ky është kontigjenti i dytë i Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social i nënshkruar në shkurt 2019 për shumën prej 2.04 milionë euro. Ky program është ofruar për shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Japoni – Kosovë. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe Z. Burim SHALA, Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë “Ekorajoni”, z. Hysen DURMISHI, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), z. Shaban SHABANI, Kryetar i Komunës së Dragashit dhe kolegë nga MMPHI dhe KRU Ekoregjioni – Prizren.

Qëllimi i Programit është të forcojë kapacitetet e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave në katër komuna, Suharekë, Rahovec, Malishevë dhe Dragash me qëllim të përmirësimit të mjedisit jetësor të qytetarëve në rajonin e Prizrenit. Buldozeri i cili u dorëzua sot do të përdoret në deponinë e Komunës së Dragashit për menaxhim të qëndrueshëm.

Japonia ka qenë dhe do të vazhdojë të mbështesë qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj për të administruar jetë cilësore për popullatën e Kosovës.