Sot, Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, ka pritur në takim Komandantin e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe në kuadër të KFOR-it, Maurizio Mele.

Ky takim kishte më shumë karakter njoftues, ku me këtë rast kryetari e informoi komandantin e MSU-së për strukturën orgnizative të komunës, për arritjet e qeverisjes, sfidat si dhe vizionin e tij për periudhën në të cilën po kalojmë.

Komandanti Mele, pasi e falënderoj kryetarin Xheladini për mikëpritjen, tha se jam i fascionuar me atë qka po dëgjoj dhe po shof në komunën tuaj. Ky duhet të jetë një shembull i mirë si si duhet të udhëhiqet një komunë multietnike.
Në takim gjithashtu u diskutua dhe situata politike dhe e sigurisë e krijuar pas ngjarjeve të fundit.
Në fund të takimit, komandant Mele, tha se KFOR-i është këtu për të siguruar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjith qytetarët e komunës sonë pa dallim.