Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr Bexhet Xheladini nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar ndajë PDK-së në Dragash.

Sipas Dr Bexhet Xheladinit partia në pushtet po i frikëson nëpunësit duke pretenduar se nese vjen në pushtet Dr Bexhet Xheladini do të ndëshkohen nga ai.

Ky është postimi I plotë nga Dr Bexhet Xheladini.

Reagim!

Ditëve të fundit, nga paniku i humbjes së pushtetit, eksponentë të partisë në pushtet, kanë filluar një fushatë frikësimi ndaj nëpunësve civil me pretendimin se me ndryshimin e pushtetit ata do të ndëshkohen nga kryetari Xheladini dhe LDK-Dragash.
Po ashtu, të njëjtit eksponentë janë duke propaganduar emrimin e njerëzve në pozita udhëheqëse, me qëllim nxitjen e rivalitetit të brendshëm dhe dëmtimin e frymës për ndryshim në komunën tonë.

Andaj, Kryetari Xheladini dhe Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega DRAGASH siguron të gjithë nëpunësit komunal veçanërisht të punësuarit me konkurs ( që mund të largohen nga puna vetëm me vendim gjykate dhe jo me vendim politik) se ndryshimi që do të prodhojnë këto zgjedhje nuk ka për qëllim ndëshkimin e kuadrove, përkundrazi avancimin dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale.

Po ashtu, ju bëjmë thirrje të mos bini pre e propagandës së pushtetit në ikje në lidhje me emrimet politike pasi që kauza jonë është mirëqeverisja dhe përparimi e jo ndarja e posteve dhe emrimet politike.
Ekipa e kryetarit Xheladini, do të jetë e përbërë nga njerëz të rinj, profesionist, të motivuar për punë dhe të përgjegjshëm ndaj angazhimeve që marrin.
Slogani i fushatës sonë ” Dragashi për të gjithë” do të jetë qëllimi që do ta ndjekim nga data 14 Nëntor. Nga kjo datë komuna e Dragashit do të jetë për të gjithë dhe e tillë do të qëndrojë gjatë tërë qeverisjes sonë.

Na priftë e mbara!