Kadri Veseli dekoron me mirënjohje humanistin Halil Kastrati

AktualeKosova6 vite më parë48 shikime

Ndër aktivitetet e shumta, sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në zyrën e tij humanistin nga “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastratin, shkruan Tv Opoja.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Veseli ka bërë të ditur që sot është takuar me Kastratin, me ç’rast i ka ndarë edhe një mirënjohje për kontributin e Kastratit në bamirësi.
“Pata kënaqësinë që sot ta pres në Kuvendin e Kosovës humanistin Halil Kastrati, të cilit edhe i ndava një mirënjohje për kontributin e tij të veçantë për bamirësi”, është shprehur i pari i Kuvendit, duke bashkangjitur edhe një imazh nga takimi në fjalë. /opoja.tv

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...