Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Koosovës (IKSHPK), ka njoftur se një 69 vjeçar nga Dragashi, po dyshohet si rasti i parë i infektuar me linë e majmunëve në Kosovë, rapotton TVOpoja.

Sipas komunikatës së IKSHPK-së, pacienti është paraqitur në klinikën infektive ditën e Premte me datë 03.06.2022.

“Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile.”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së, përcjell TVOpoja.

IKSHPK ka njoftuar se mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara.

Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për media

Prishtinë, 4 qershor 2022

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.

Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile.

Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.

Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara.

Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarër e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.

/tvopoja.tv