Elbasani djali i dëshmorit Ilmi Bahtjari ndjehet tejet i zhgënjyer me pushtetin lokal pasi që në një postim të publikuar në Facebook ai thotë që 23 vite komuna po i lenë pas dore familjet e dëshmorëve.

Së fundmi komuna e Dragashit i kishte dërguar të birit të deshmorit faturen për tatimin e Pronës në vler prej 470 euro.

Për ketë ka pasuri shumë reagime nga personalitete të ndryshme si dhe nga OVL e UÇK-së dega në Sharr.

Komuna e Dragashit gjatë ditës së sotme ka leshue një sqarim publik në lidhje me ketë çeshtje.

Me ketë sqarim të komunës së Dragashit nuk është duke u pajtuar Elbasani djali i dëshmorit Ilmi Bahtjari ku pak orë me parë ka njoftuar se do të leshoj Kosovën pasi që është zhgënjyer nga secili pushtet lokal.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Pershendetje shoke miqe dhe ju dashamire, deshiroj te ndaj nje informacion shum te rendesishem qe ndoshta 90% nuk e dini…

Dashuria ime per kete vend lindi nga nje familje patriotike si para luftes ashtu edhe gjate luftes, nuk do te futem ne detaje por do te preki gjerat me te rendesishme te jetes time, me 24.01.1993 kam lindur ne Linz-Austria kam jetuar atje per 3 vite babai im deshmorë Ilmi Bahtijari, kishte vendosur qe ti sakrifikoj femijet e tij per femijet e kombit te vete me 15 maj 1999 ra heroikisht ne Kosharen Legjendare dhe per çlirimin e vendit, Elbasani mbeti pa baba por shpresa e vetme e imja ishte qe ne ishim te lire dhe do te kemi respekt por qe kurr nuk dodhi, un ende vazhdoje te jem i lene pas dore nga ky vend nga kjo Komun e Dragashit qe 23 vite!!!.

Me eshte propozuar te punoj si depoist ne Spitalim e Dragashit ne vitin 2019 nga ish madataret e asaj kohe ska rendesi partia per mua (PDK), aty u pengova nga njerz te cilet ishin shfrytezues te partis pavarsisht atyre perpjekjeve dashakeqe kundrejt meje dhe per te miren e tyre te fusin dikend tjeter nuk ja dolen per 3 vite konkursi u bllokua, erdhi qeveria e “ndryshimit” kishe (LDK) 2022, mendova se do shkoj me leht thash me vete do te kete ndryshim, edhe pse keta ne fjale kishin arritur te marrin vota ne emrin tim nga diaspora gjoja se kur ta marrin madatin do te me ofrojn po te njejten pune qe u fliste, familjret e mi disa qe jetojn jasht vendit kan qene te joshur nga keto fjal pa dijenin time, Kryetari i Partis me ka premtuar qe do beje te pa munduren qe un te punsohem po aty, kur u afrua koha e konkursit ai me partiaket e ti u bene besprem qfare bene!!! konkursin e ndryshuan kan bere qe konkurentet te jene infermier dhe mua te me ndalohet konkurimi te mos i plotesoj kriteret, me eshte thene nga partia e tyre se ju keni vrapuar 22 vjet pas partive tjera tash po kerkoni pune nga pratia jone!!!.

Nje gje do ju them ata femijet e juaj qe u rriten me baba dhe qe sot e gezojn autoritin e babait mashtrues, e une qe u ktheva ne vitin 1996 prej Aistrise e qe atehere nuk kam qene kurr atje per kete vend qe menduam se do behet mire dhe do jemi ikonat e Kosoves ashtu sic e meritojm, nuk ndodhi turp!!!.

Me keni prekur moralin me keni prekur sakrificen e te rriturit vetem si femije si rini e si djal beqar e si baba, por nese vini dhe me ofroni vendin me te mire drejtor i krejt drejtorave un ju them diqka me keni dhen rezultatin e respektit qe kishit per mua dhe familjen time, un nuk pranoj me asgje, do te largohem si shum djem te deshmoreve qe u zhgenjyen me juve!!!.
Me prit Vendlindja Ime Linz.