Arlind Shaqiri nga fshati Bresanë, komuna e Dragashit, i lindur në një familje e cila ka nxjerr kuadro në lëmi të ndryshme profesionale.
Shkollën fillore e përfundoi në fshatin Bresanë, të mesmen në Dragash për të vazhduar studimet në Prishtinë ku dhe ka mbrojtur me sukses temën e diplomës “Detektimi i rretheve të mbushura”.

Arlind Shaqiri ka mbrojtur me sukses temën e diplomës “Detektimi i rretheve të mbushura” në Prishtinë

TV OPOJA mëson se Arlindi është në zhvillim e sipër të një aplikacioni në sistemin android i cili do të mundësojë korrigjimin e testeve shkollore. Për zhvillimin e këtij aplikacioni i jan dashur rreth një vit, e pritet që ky aplikacion së shpejti do të futet në funksion tek shkollat e mesme për korigjimin e provimit të maturës.

Sipas Arlindit ky aplikacion do kompletohët e do jetë gati edhe për perdorim nga profesoret në Universitetin e Prishtinës e më gjërë.
Ky aplikacion funksionon nëpërmjet kameres së telefonit, pra nëpërmjet fotografisë do të bëhet korrigjimi i shpejtë dhe i saktë, e për profesorët do të jetë një lehtësim i madh për të korrigjuar testimet e nxënësve në një kohë reale.

Vlen të theksohet se Arlindi përpos këtij aplikacioni merret edhe me zhvillimin e uebfaqeve, e kohën e fundit po punon për disa kompani të huaja. Ai ka ndjekur edhe disa trajnime nga Ambasada e Suedisë si dhe nga Instituti GIZ i Gjermanisë në Prishtinë.